***  MIRËSEVINI NË FAQEN ZYRTARE TË AKSHE ***
Faqja kryesore | Rreth nesh | Dokumentat Ligjore | Mallrat me përdorim të dyfishtë | Mallrat Ushtarake | Kontakt | English

 

Titullari
Struktura
Kontrolli Shtetëror i Eksporteve
Legjislacioni
Procedurat
Publikime
E drejta informimit

 


 

Kontrolli shtetëror mbi mallrat ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë, si dhe të teknologjive të tyre është një iniciativë e përbashkët ndërkombëtare e cila lind si nevojë e mbikqyrjes së transferimeve ndërkombëtare të mallrave sensibël.
Kjo mbikqyrje vjen në radhë të parë si pasojë e dispozitave të përmbajtura në Rezolutën 1540 të Këshillit të Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila përcakton në mënyrë specifike detyrimin për shtetet anëtare të OKB-së të marrin masa për kontrollin e transferimit të këtyre mallrave, duke ndërtuar sisteme efikase të kontrollit shtetëror.
Një arsye tjetër është se kontrolli shtetëror mbi këto mallra, përbën një nga kriteret e domosdoshëm për t'u plotësuar nga Shqipëria, të përmbajtur në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) të firmosur nga Republika e Shqipërisë dhe Bashkimi Europian, për hyrjen e Shqipërisë në familjen europiane. Po kështu, Kodi i Sjelljes për eksportin e armëve i aplikuar nga Bashkimi Europian është miratuar në Republikën e Shqipërisë me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 604 të datës 28.08.2003 Për miratimin në parim të Kodit të Sjelljes së BE-së për eksportin e armëve. Bashkimi Europian aplikon një seri normash në këtë drejtim, duke filluar nga Rregullorja nr.1344/2000, e ndryshuar (Rregullorja nr.1167/2008), si dhe në një sërë pozicionesh dhe veprimesh të përbashkëta, të cilat ndërtojnë një sistem të ndërthurur të kontrollit të lëvizjes së mallrave ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë. Këto norma ndërkombëtare kanë si synim garantimin e sigurisë në lidhje me mospërhapjen e armëve konvencionale dhe të dëmtimit në masë, për parandalimin e përdorimit të tyre nga terroristë apo grupe të tjera për qëllime të paligjshme, si dhe për survejimet e embargove të vendosura nga OKB.
Si pasojë, është një praktikë e zakonshme e vendeve të zhvilluara, funksionimi i një sistemi të detajuar kontrolli, brenda të cilit veprojnë, institucione dhe organizma të cilat ushtrojnë veprimtarinë e autorizimit, verifikimit dhe kontrollit mbi eksportin dhe importin e këtyre mallrave.
Në realitetin aktual shqiptar, për këtë lloj kontrolli është ngritur një institucion i posaçëm, pikërisht Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, veprimtaria e të cilit përfshin të gjitha aspektet e kontrollit, duke filluar nga proçesi autorizues, deri tek kontrasti operativ dhe zbatimi në mënyrë korrekte i normave ligjore, nëpërmjet kryerjes së analizës, verifikimit apo aplikimit të sanksioneve.
Mënyra më e mirë për të ndërtuar një  sistem efikas i cili thjeshton shkëmbimet tregtare të ligjshme dhe përqëndron forcat për kontrollin e eksporteve të ndjeshëm si dhe luftën ndaj mashtrimeve, është bashkërendimi i punës dhe i procedurave ndërmjet autoritetit kontrollues dhe subjekteve tregtare që veprojnë në këtë fushë. Është tejet i dobishëm ndërgjegjësimi i këtyre subjekteve për t'u pajisur me liçensat dhe autorizimet përkatëse, si dhe zbatimi i procedurave ligjore. Nga ana e  Autoritetit Shtetëror të Kontrollit të Eksporteve ekziston vetëdija dhe vullneti i mirë për të bashkëpunuar në mënyrë të plotë dhe transparente me subjektet tregtare duke krijuar një klimë të dobishme dhe praktika pozitive të bashkëpunimit.
Procesi i liçensimit dhe i autorizimit për mallrat me përdorim të dyfishtë është diçka e re në panoramën tregtare të Shqipërisë. Deri më sot, kjo veprimtari ishte e lirë dhe nuk parashikohej nevoja e pajisjes me liçensë apo autorizim. Nevojat e sigurisë kombëtare si dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, sjellin të domosdoshëm nje risistemim të këtyre procedurave, edhe për këto kategori mallrash, të cilat nëse përdoren në mënyrë të gabuar nga subjekte të gabuar, mund të vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Lista e këtyre mallrave, miratohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave dhe pasqyron përpikmërisht listën e mallrave të miratura nga Bashkimi Europian.
Sidoqoftë, krijimi i AKSHE-së  nuk synon aspak të krijojë pengesa dhe barriera të reja në qarkullimin e lirë të mallrave, përkundrazi, kontrolli mbi këto mallra synon të ndihmojë e të lehtësojë tregtinë e ligjshme, duke përqëndruar forcat në kontrollin e mallrave sensibël dhe në luftën ndaj mashtrimeve.
Në mbështetje të këtij parimi, ky institucion do të kryejë aktivitetin e tij me procedura të shpejta e transparente, duke bashkëpunuar, informuar e asistuar subjektet tregtare që do të marrin pjesë në këto procese.
Të gjitha procedurat e kontrollit, bazohen ligjërisht në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë dhe në traktatet ndërkombëtare, si dhe ndjekin eksperiencat e vendeve të zhvilluara.
Në rastet kur veprimet e subjekteve janë përgjegjëse për shkelje të legjislacionit në fushën e kontrollit shtetëror të eksportit sipas ligjit n.9707, i datës  05.04.2007, AKSHE mund të aplikojë sanksione, në masat e parashikuara nga ky ligj.

Pyetje (F.A.Q)

 

 


Faqje me interes


Ndërkombëtare

Kombëtare

Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Ekonomise,Tregtise dhe Energjitikes
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Dhoma e Tregtisë
Ministria e Brendshme
Ministria e Punëve të Jashtme

 

 

© 2009 AKSHE  ::: Ministria e Mbrojtjes