***  MIRËSEVINI NË FAQEN ZYRTARE TË AKSHE ***
Faqja kryesore | Rreth nesh | Dokumentat Ligjore | Mallrat me përdorim të dyfishtë | Mallrat Ushtarake | Kontakt | English

 

Titullari
Struktura
Kontrolli Shtetëror i Eksporteve
Legjislacioni
Procedurat
Publikime
E drejta informimit

 



Paraqitja e kërkesave për liçensë, autorizim ose çertifikatë.

Çdo subjekt tregtar i cili kërkon të pajiset me liçensë, autorizim ose çertifikatë, duhet të depozitojë pranë Autoriteti të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dokumentacionin e nevojshëm.
Dokumentacioni duhet të futet në një zarf jotransparent, i vulosur dhe i firmosur me emrin e subjektit të interesuar dhe të depozitohet në zyrën e protokollit të AKSHE-së.
Zyra e protokollit të AKSHE-së, pasi bën protokollimin e zarfit, i jep subjektit numrin e protokollit që mban zarfi i tij.
I gjithë komunikimi dhe shkëmbimi i informacionit (korrespondenca) ndërmjet AKSHE-së dhe subjektit duhet bërë me shkrim.
Subjekti ka të drejtë të kërkojë shtesë të objektit lidhur me veprimtarinë ose me mallrat e përfshira në këtë transferim. Për këtë duhet të paraqesë një kërkesë për shtim të objektit.
Dokumentacioni i paraqitur nga subjekti, mbi bazën e të cilit është lëshuar liçensa ose autorizimi, nuk duhet të ndryshojë gjatë periudhës së vlefshmërisë së tij.
Nëse ka ndyshime mbi këto të dhëna, titullari është i detyruar tëi deklarojë me shkrim brenda 10 ditëve AKSHE-së këto ndryshime. Në rast se natyra e këtyre ndryshimeve ndryshon thelbin e objektit të liçensës/autorizimit, AKSHE mund të anullojë këtë liçensë. Sigurisht subjekti ka të drejtë për të ribërë një kërkesë të re.
Liçensa/autorizimi përdoret vetëm nga mbajtësi i tyre, për qëllimin për të cilën është lëshuar dhe nuk mund të transferohet direkt ose indirekt.
Titullari i liçensës/autorizimit përgjigjet për përdorimin në përputhje me kushtet në të cilat është lëshuar.
Në rast humbjeje, dëmtimi apo vjedhje, titullari i liçensës/autorizimit është i detyruar  të njoftojë AKSHE brenda 5 ditëve, duke paraqitur si provë kallëzimin e humbjes e bërë në organet competente policore.


Kushtet, kriteret dhe kufizimet

Aplikimi për autorizim/liçensë dhe dokumentet shoqëruese të tyre, duhet të dorëzohet pranë zyrës së protokollit të AKSHE-së. Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose i njësuar me origjinalin. Në aplikim shënohet dhe adresa e saktë për komunikim mes subjektit dhe AKSHE-së. 
Vlerësimi mbi aftësinë e mjaftueshme profesionale, financiare dhe kapacitetin profesional të shoqërisë, gjykohet mbi dokumentacionin e plotësuar nga aplikuesi. Në rastet kur gjykohet e nevojshme plotësimi i këtij dokumentacioni, kërkohen informacione plotësuese nga ente publike ose private.
Kërkesa për liçensë nuk duhet të përmbaje korrigjime, shtesa, ndryshime, lidhur me formatin e tekstit të kërkesës. Në rast se AKSHE konstaton që në formular ka korrigjime, i kthen dokumentacionin subjektit. Përgjegjësinë për këto korrigjime e ka kërkuesi i liçensës.
Brenda afatit ligjor të shqyrtimit të kërkesës për liçensë, AKSHE merr informacion, verifikon, vlerëson, bën ekspertizë lidhur me objektin e aktivitetit dhe kushteve në të cilat zhvillohet veprimtaria.
Liçensat e miratuara nga AKSHE, përdoren vetëm nga mbajtësi i liçensës për qëllimin për të cilën ato janë lëshuar, duke respektuar afatin kohor, kushtet e përcaktuara dhe nuk mund të shiten apo transferohen.
Mbajtësi i liçensës përgjigjet për mënyrën e përdorimit të tyre në përputhje me kushtet në bazë të së cilës është lëshuar kjo liçensë.
Çdo tre mujor, në 10 ditëshin e fundit të tij, mbajtësi i liçensës së përgjithshme, ka detyrimin të raportojë në AKSHE  për:

  1. Numrin e liçensës,
  2. Llojet e mallrave,
  3. Vlerën e mallrave të importuara dhe eksportuara,
  4. Deklaratën doganore,
  5. Faturat e veprimeve të kryera në kopje.

 

 

 


Faqje me interes


Ndërkombëtare

Kombëtare

Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Ekonomise,Tregtise dhe Energjitikes
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Dhoma e Tregtisë
Ministria e Brendshme
Ministria e Punëve Të Jashtme

 

 

© 2009 AKSHE  ::: Ministria e Mbrojtjes