Mallrat Ushtarake

Të gjithë subjektet tregtare të cilët kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mallrat ushtarake të përfshira në listën e kontrollit të Bashkimit Europian dhe të miratuar nga Keshilli i Ministrave i Republikës se Shqipërise përfshirë eksportin, importin, tranzitin, transshipin, ndërmjetësimin, transferimin ose ekspozimin e këtyre mallrave, janë të detyruara ligjërisht të liçensohen ose të autorizohen nga Autoriteti Shtetëror për Kontrollin e Eksporteve (AKSHE), sipas procedurave dhe kompetencave të parashikuara nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë.
Në mënyrë më të detajuar, lista e mallrave, dokumentacioni që duhet të paraqesin subjektet tregtare si dhe formularët e kërkesave për të gjitha llojet e dokumenteve ligjore të lëshuar nga AKSHE në lidhje me mallrat ushtarake janë si më poshtë:

Lista e Mallrave Ushtarake

Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) është një institucion qëndror, me statusin e personit juridik, publik, në varësi të Ministrit të Mbrojtjes, i cili ka si objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë.

Designed by M-TECH| © Copyright 2023 Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE)