Titullari

ANDREA SHLLAKU

Biografi

Z. Andrea Shllaku, zotëron diplomë në Administrim Biznesi edhe Master Shkencor në Menaxhim  Financiar dhe Politikat Europiane (Qendra Universitare e Studimeve Europiane, Universiteti i Lorenes France).

Njohës në fushat e menaxhimit financiar, menaxhim projektesh, logjistike portuale, procedura doganore të import/ exportit edhe administratës publike.

Në fillimet e karrierës ka mbajtur pozicionin e specialistit në Departamentin e Këshillimit Financiar në Deloitte Shqipëri dhe Kosovë, me fokus analizimi e pasqyrave financiare edhe vlerësimin e biznesit.

Pas kësaj, shërbeu për 2 vjet si Koordinator i fondeve IPA dhe Specialist Marketingu në Ministrinë e Inovacionit, në kuader të përmirësimit të shërbimeve publike dhe rritjen e transparencës.

Në vazhdim për gjatë tre viteve ka mbajtur pozicionin e Përgjegjësit të Shërbimeve të Brendshme në Kryeministri, ku detyra kryesore ishte planifikimi dhe realizimi i operacioneve logjistike në nivelin më të lartë të qeverisë.

Më tej gjatë tre vjetëve si Drejtori i Kabinetit të Drejtorit të Pergjithshëm Ekzekutiv në Autoritetin Portual Durrës, edhe më pas për dy vjet si Drejtor i Divizionit Operacional, duke mbikëqyrur operacionet portuale dhe objektivat strategjike të zhvillimit te Autoritetit Portual Durrës.

Së fundmi, ka ushtruar rolin si Këshilltar i Jashtëm për Infrastrukturat Portuale, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Zotëron gjuhët e huaja: Frengjisht, Anglisht, Italisht.